Repolitix/ Ish-eksponenti i PD-së, Valteri: Gara është farsë, kutitë do të mbushen në favor të Bashës si në 2017! Shehaj del i dyti dhe zgjidhet nënkryetar

Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike dhe ish-bashkëpunëtor i Lulzim Bashës, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partie në 2017.

Kjo pasi në vitin 2017, Valteri thotë se ka punuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, kundër Eduard Selamit, dhe tha se fizionomia e kësaj partie nuk ndryshon. Valteri tha se Agron Shehaj do të dalë i dyti më i votuari dhe do të zgjidhet nënkryetar, duke shtuar se ai është futur në garë vetëm për të legjitimuar procesin.

‘Njoh shumë mirë procesin e zgjedhjeve në PD. Të vetmen gjë që Lulzim Basha mund të fitojë, është të mund rivalët, brenda PD-së se i ka vetë numëruesit, vet vëzhguesit. Nuk kanë numërues rivalët e tjerë. Tre herë Rama kryeministër, tre herë Basha kryetar PD-je.

Këtu ka kandidatë fallso. Njëri nga këta do të jetë nënkryetar i PD-së, ai që do të marrë më shumë vota, Agron Shehaj. Është futur për të legjitimuar garën. I vetmi që nuk do ta lejë garën është Agron Shehaj. Ta zëmë se do të votojnë 300 veta. 100 vota Agron Shehaj, 50 Bardh Kadilli, 100 vota Edith Harxhi, 150 do t’i marrë, Basha, dhe nëse nuk i gjen, do të mbushen kutitë. Agron Shehaj do të marrë ato vota që janë njerëzit që nuk e duan Bashën në krye të PD-së.

Do të mbushen kutitë. Eduard Selami nuk futej dot në derë të PD. Nuk ndryshon asgjë fizionomia e PD nga PPSH. Ose je me ne, ose je armik. Ai do ta çoj PD në 20 mandate. Nuk ka garë, nuk ka proces, është farsë, kutitë do të mbushen.’- tha Valteri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha tha sot në emisionin "Repolitix" se treçereku i Kryesisë së kësaj partie, jashtë kamerave, nuk besojnë se kryetari në detyrë, Lulzim Basha do të mund të fitonte zgjedhjet përballë Edi Ramës. Megjithatë, ai shtoi se kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike, ata rreshtohen krah Bashës. Sipas tij, Basha i ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së PD.

"Kur ulesh jashtë kamerave me anëtarët e Kryesisë, treçereku i tyre nuk besojnë që Basha fiton zgjedhjet përballë Ramës, jo më përballë partisë dhe kur vjen puna për të ndërmarrë vendime politike rreshtohen krah Bashës. Kjo tregon se kësaj kryesie i ka humbur dinjiteti, Basha ja ka zhveshur dinjitetin Kryesisë së Partisë", tha ai.

Ndërsa u ndal te përjashtimi i Ibsen Elezit nga gara për kryetar të PD, Hoxha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij nga Kryesia me pretendimin se ka bërë fushatë të pahijshme ndaj Bashës.

"U përjashtua me pretendimin për  fushatë të pahijshme ndaj kryetarit Basha, agjitacion e propagandë, u votua 23 me zero. Kjo më çuditi", u shpreh ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar  (VIDEO)

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar (VIDEO)