Anëtari i Kryesisë së LDK, Avdullah Hoti: Marrëveshja për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje përmbyllet sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja

Anëtari i Kryesisë së LDK, Avdullah Hoti:  Marrëveshja për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje përmbyllet sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se do të përmbyllin marrëveshjen për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje sapo të certifikohen rezultatet nga KQZ-ja.
Ai ka thënë se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas  tij deri më tani janë duke dakorduar për një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti tregoi pajtimet që i kanë pasur deri më tani me VV-në, si dhe diskutimet për tematikat tjera. 

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re.

Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve. Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes.

Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve. Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme. Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja