Repolitix/ Kritiku i Bashës: Të vazhdosh me strategji se nuk njoh zgjedhjet është vetëvrasje! Frrok Çupi: Nëse hyn në parlament, pranon rezultatin (VIDEO)

Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gent Malko, kritik i Lulzim Bashës, tha se nëse do të marrë mandatin dhe të hyjë në parlament, do të thotë se e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve. Duke ju referuar deklaratës së kreut të PD-së gjatë mbledhjes së sotme me kandidatët për deputet se beteja do të vijojë në parlament, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Malko tha se si ‘de jure’ dhe ‘de facto’ PD e ka pranuar rezultatin. Më tej Malko nënvizoi tha se strategji se teorisë se ‘nuk do të njoh zgjedhjet' do të ishte vetëvrasje.

‘Si ‘de jure’ si ‘de facto’ PD i ka pranuar zgjedhjet. Jemi akoma në kuadrin e fjalëve, pasi nuk kemi parë asnjë veprim praktik. Nuk kam pas kurrë dyshim se do të njihej rezultati i zgjedhjeve. Të vazhdosh me strategji se nuk njoh zgjedhjet, do të ishte vetëvrasje. Deklarata që 'beteja vazhdon' përkthehet edhe me një gjë tjetër që Basha nuk e ndjen veten përgjegjës për humbjen dhe se dëshiron që të jetë kryetar i PD-së. Është pranim i drejtpërdrejtë. Do marri mandatin të hyjë në parlament, do të thotë se ke njohur rezultatin. Njohja e zgjedhjeve nuk është më çështje PD-së, është tagër i një institucioni të caktuar me ligj që është gjykata. PD po hyn në parlament, do të thotë se po njeh zgjedhjet.’- tha Malko.

Po ashtu Malko paralajmëroi se PD do të zhvillojë protesta, dhe se kjo do të vijë për shkak të një ‘tradite’ për të mos pranuar zgjedhjet.

‘Besoj se do të ketë protesta. Është në ‘shkollën tonë politike’ se mos pranimi i rezultatit. Është pjesë e një mentaliteti. Procesi është përmirësuar dhe është korrekt. Pjesa përpara që zhvillohet deri ditën e votimit ka të bëjë me ndikimin e administratës dhe besoj se ky fenomen ekziston. Themi është bërë 'masakër', por se dimë sa është bërë. Është e drejta e PD-së që të ngrejë një komision parlamentar që të mbledhë provat.’- tha Malko.

Në lidhje me zërat për largimin e Bashës, ai tha se mandati i tij do të përfundojë në korrik, kur edhe do të mbahen zgjedhjet brenda PD, ndërsa shtoi se kjo parti do të fitojë nëse kryetari i ri që do marri drejtimin, do shkëputet nga e kaluara.

"Mandati i Bashës përfundon në korrik, do ketë zgjedhje për kryetar PD fiton nëse kryetrari i ri shkëputet nga e kaluara", u shpreh ai.

Sakaq analisti Frrok Çupi tha se nëse shkon në parlament, do të thotë se ka njohur zgjedhjet.

‘Basha tashmë ndodhet para një presioni shumë të madh të aleatëve, pasi mosvajtja në parlament shikohet si destabilitet në rajon. Një parti politike e cila merr pjesë në zgjedhje, nëse shko në parlament do të thotë se ka njohur parlamentin.’- tha Çupi.

Ndërkohë për aktivistin e ‘Nismës Thurje’, Pano Soko zgjedhjet e 25 prillit ishin demonstrimi më i keq i demokracisë. Sipas Sokos, PD ka detyrim të faktojë dhe të zbardhë sesi ka ndodhur deformimi i vullnetit të zgjedhësve, ose përndryshe ta ‘qepë’.

‘Zgjedhjet e 25 prillit ishin demonstrimi më i keq i demokracisë në këtë vend. Sot kemi 234 denoncime të bëra në lidhje me procesin zgjedhor. Kemi një raport të OSBE-ODIRHR që përmend faktin se ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve nëpërmjet administratës publike, parasë së zezë që ka qarkulluar, nuk duhet të mbyllim sytë për stabilitet këtu. Këtu ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve. PD ka detyrimin që t’u zbardhë shqiptarëve të gjithë ato indicie që ka dhe të tregojë mënyrën sesi është deformuar, përndryshe ta qepë.’- tha Soko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Ftesa e kryeministrit ndaj Bashës për bashkëpunim, anëtari i këshillit Kombëtar të PD: Rama po loz qëllimisht, ka në kokë projekte të mëdha gjeopolitike (VIDEO)

Anëtari i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gent Malko, ndërsa komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës për bashkëpunim, tha se kreu i qeverisë ka projekte më të mëdha gjeopolitike.

I ftuar në emisionin "Repolitix" në "Report TV" Malko tha se Ram "po loz" qëllimisht pasi ka në kokë projekte të mëdha rajonale dhe se ftesa e tij ndaj Bashës ka të bëjë me diçka më të gjerë dhe tej vullnetit të palëve.

"Këtë vendim nuk mund ta marrë kryetari, por mundësisht me një referendum anëtarësia e kryesisë. Nuk është një vendim që është në dorë të Bashës, ai duhet të paqëtojë opinionin e të gjithë demokratëve. Artikulohet gjithandej ftesa e Ramës. Për mua nuk është aq e thjeshtë, është e paqartë, Rama loz  qëllimisht, ka komoditetin të lozi, ka projekte të mëdha në kokë, gjeopolitike, rajonale. Nuk është vetëm një ofertë për bashkëqeverisje, por për bashkëpunim. Një koalicion qeverisës do ishte pa sens, do ishte një mision vetëvrasës për PD. Bashkëpunimi siç thotë Rama për ta çuar Shqipërinë në maj, pse duhet të ketë një ftesë për këtë? Ftesa e Ramës është më e gjerë, ka të bëjë për një vizion gjeopolitik, që nuk e ka të vetin, apo vetëm të vetin mundet dhe për bashkimin Shqipëri-Kosovë, mundet edhe për në ekuilibër të nevojshëm për këtë vend që i paraprinë disa zhvillimeve më të gjera rajonale. Kjo ftesë, pavarësisht se vishet me argumeta të ndryshëm, ka të bëjë me diçka më të gjerë dhe tej vullnetit të palëve

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PtHJfKAk: 05/05/2021 15:34

    @@J033z

    Përgjigju
  • PtHJfKAk: 05/05/2021 15:34

    1%2527%2522

    Përgjigju
  • PtHJfKAk: 05/05/2021 15:34

    1'"

    Përgjigju
  • ''"": 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • JyI=: 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • '": 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • @@DwxJU: 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • 1%2527%2522: 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • : 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • 1'": 05/05/2021 15:34

    20

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja