Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Basha rekrutoi kriminelë nga Kosova dhe Maqedonia për protestën! Na sulmuan kur hymë në katin e parë me regji të Bardhit

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit. Ishin pikërisht këta persona që sipas Hajdarmataj ushtruan dhunë ndaj demokratëve, të cilët kërkonin të merrnin shtëpinë e tyre. Në një intervistë për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të ngritur nga Berisha, tha se kur hapën derën kryesore të PD u hasën me një bunkerizim të brendshëm të selisë dhe dhunën e personave me maska që ishte planifikuar me regji të Gazmend Bardhit.

"Kanë ardhura persona nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut me precedent penal që janë rekrutuar nga Basha për protestën. Më 8 janar u vërtetua dhe bashkëpunimi i tij me Ramën, i cili erdhi në ndihmë me policinë. Unë kam hyrë në katin e parë të selisë pasi nga lart binin gur, karrige e gaz. Dera u hap lehtësisht. por kishte bukerizim të brendshëm, protestuesit u gjendën para një sulmi nga brenda me regji të Bardhit. Nga kati i dytë dolën njerëz të maskuar që kanë qenë më precedent penal dhe ishin të armatosur kundër demokratëve", tha Hajdarmataj.

Hajdarmataj tha se protestat do të vijojnë në oborrin e selisë blu se paqësore si ajo e 8 janarit do të vijojnë deri në marrjen e saj.

"Aksioni për godinën është simbolikë dhe nuk do reshtem drejt kësaj simbolike se dhe demokratët e kërkojnë. Do të ketë një protestë tjetër, përsëri paqësore, përsëri në oborrin e selisë tonë", tha ajo.

Më 8 janar në selinë blu u zhvillua një protestë e dhunshme ku protestuesit e Berishës thyen xhama e shqyen dyer, ndërkohë që përgjigja nga demokratë e Bashës nga brenda selisë iu përgjigjën me gaz lotsjellës. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi PD tha se po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 11/01/2022 09:04

    Nese kishte kosovare ne ato trazira hijenash,Ata mund te jene vetem te sojit proserbe,sikur dikur, dhjetor 1924,ne perkrahje te Zogut.Tash keshtu veprohet vetem per te penguar ecjen matriale e shpirterore te shtetit dhe popullit shqiptar dhe per rikthimin e kaosit dhe varferise, si zkonisht keshtu veprohet ne Shqiperi,vetem per leverdine serbe dhe pengimin e proceseve ne Kosove.

    Përgjigju
  • Maks: 11/01/2022 07:43

    Keta pdista me nxoren mallin e viteve 1992deri 95 qe me hu zjarri dogjen dhe shkaterruan fabrika e uzina ferma bujqesore e stalla ereparte ushtarake Kjo eshte fytyra e vertet e PD Ne te mire te popullit eshte qe PD te dale jashte ligjit si parti shkaterruese dhe jo ndertuese

    Përgjigju
  • Iris: 11/01/2022 01:50

    Ja dhe Q-anonistja e rradhes.Ne fillim Sala,pastaj Tritani,tani kjo,jemi ne pritje te Evit.

    Përgjigju
  • Bato: 11/01/2022 00:54

    Avazi i vjeter i langaraqve te berishes, si sulmet me cadra pistolete e thika me helm hahahahahah

    Përgjigju
  • Loku: 10/01/2022 23:40

    Jane ata Kosovaret qe thirri Berisha per 14 shtatorin 1998

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)