Anëtarja e Kryesisë së PD: Kanë mbetur vetëm dy rrugë, ose Rama të gëzojë PD...

Anëtarja e Kryesisë së PD: Kanë mbetur vetëm dy rrugë, ose Rama të gëzojë PD...

Lulzim Basha dhe Edi Rama

Anëtarja e Kryesisë së PD, Endira Bushati, ka vënë alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, teksa shkruan në ‘Facebook’ se ka vetëm dy rrugë për të shpëtuar partinë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama.

“Shumë kohë nuk ka... Por dhe opsione ka pak...në fakt vetëm 2 tani... Ose bëhemi bashkë dhe imponohemi që të zgjidhet kryetar i ri... Ose le ta gëzojë PD-në Basha dhe Rama të gëzojë Bashën dhe PDnë e mbetur... Vjen një pikë, siç thotë populli, kur fjalët e shumta janë fukarallëk...”

Endura Bushati, anëtare e Kryesisë së PD

Postimi i plotë i Bushatit:
Që Partia Demokratike të mos jetë lodra e Edi Ramës... Pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit, vendimi për “ngrirjen” dhe për rizgjedhjen si kryetar i Lulzim Bashës, shumë prej nesh i çuditi jo pak... I riu i arsimuar në Perëndim, po na shfaqej më shumë sesa lindor...

Gjatë takimeve të grupit të anëtarëve të kryesisë e këshillit kombëtar që kishin kërkuar dorëheqjen e tij, me instiktin e avokatit, propozova që procesin e rizgjedhjes së kryetarit ta çonim në gjykatë...

Statuti ishte shkelur, gara ishte farsë... Me një gjykatë të paanshme mund të arrinim dhe pezullimin e procesit... Me administrim procesverbalesh, rezultatesh, materialesh filmike ku votohej 3-4 herë, me siguri procesi do të vazhdonte dhe sot...

Dikush nga grupi tha që Rama do të ndërhynte pranë gjyqtarit që të humbnim gjyqin. I thashë që mbase, por ama do të bëhej gjatë procesit gjyqësor gjithë transparenca e zgjedhjes... dhe politikisht vetëm Basha do të humbiste... Dikush tjetër tha që nuk shfaqeshim seriozë po ta çonim në gjykatë... Edhe përgjigjja ime që “njerëzit seriozë i drejtohen gjykatës” nuk pati sukses...

Sot, jemi këtu: Lulzim Basha është de jure kryetar i Partisë Demokratike! Dhe kur nuk dha dorëheqjen vitin që kaloi, vështirë ta japë tani.... Edhe pse në fakt, tani ai thjesht po ecën kundra kohës... Brenda partisë luan shpesh me teorinë e “faktit të kryer”... Më 28-29 Prill ka Kuvend Kombëtar...

Në Kryesi u vendos që të mblidhej Këshilli Kombëtar për të vendosur nëse do të jetë Juvend që thjesht miraton Statutin e ri apo dhe do të zgjedhë organet e larta të reja të partisë.... Mbaroi marsi, dhe Basha nuk e ka thirrur Këshillin Kombëtar...

Shumë kohë nuk ka... Por dhe opsione ka pak...në fakt vetëm 2 tani... Ose bëhemi bashkë dhe imponohemi që të zgjidhet kryetar i ri... Ose le ta gëzojë PDnë Basha dhe Rama të gëzojë Bashën dhe PDnë e mbetur... Vjen një pikë, siç thotë populli, kur fjalët e shumta janë fukarallëk...

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 30/03/2018 17:51

    Qe te ngrihet PD, qe te na ngrihet ne... morali duhet Grida Duma Kryetare.Athere behet rreshti sa nuk nxe me SHQUPI.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 30/03/2018 16:37

    PD aset Kombetar. Ose te reformohet ose te shkoje ne te s...me gelbaza si Berisha Basha e figura te diskretituara te rubrikes roze Grida-Salianji...ka shku per lesh

    Përgjigju
  • KOZi: 30/03/2018 14:05

    Po vonohet teper krijimi i nje formacioni te ri! Mos shpresoni se institucionalisht do ndrohet kryetari ! Vetem me nga nje deklarate cdo jave per mirekuptim e bashkim do ju mbaje zvarre nga zgjedhjet ne zgjedhje...tung

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 30/03/2018 12:11

    O e ndjera bushati lulzim basha ska asnjë faj për ty se ti ke qen hajdute ordinere e në saj të vjedhjeve të tua pd u tëkur në ktë far derexheje të gjith ata që ka heq lul basha ka pas të drejt se keni qën hajdut që të gjith

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja