Anëtarja e Kryesisë së PD-së: PS dhe Rithemelimi po shpikin mekanizma për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi! Burimi: Partia juaj është OJQ, s'keni vota

Me tone të larta është zhvilluar debati në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupit dhe analistit Genc Burimi. Jupi tha se socialistët në bashkëpunim me Rithemelimin po shpikin mekanizmat për të vënë në kontroll Reformën në Drejtësi. Për gazetarin Arbër Hitaj, Jupi tha se koha i ka dhënë të drejtë deklaratave të Lulzim Bashës.

‘Një minim të asaj reformë aq shumë të investuar nga partnerët tanë ndërkombëtare. Koha i dha të drejtë Bashës për amnistinë penale. Prej disa muajsh PD po bën një betejë që PS në bashkëpunim me atë deputetë të cilët menduan se duke bërë ato shou arritën një marrëveshje, një nga marrëveshjet e tyre ishte edhe ligji për amnistinë. Çfarë mori Rithemelimi, dakordësuan mos zgjatjen  afatit të punës për Reformën Zgjedhore, pa një produkt për një reformë të re zgjedhore. Është një shou dhe teatër që deputetët e Rithemelimit bënin, ndërsa jashtë bënin marrëveshje, që nuk janë në interes të qytetarëve shqiptar.

Që prej dhjetorit kemi një deklaratë të deputetëve të PS-së për të nxjerrë mekanizma ligjor që do të duhet që Kuvendi i Shqipërisë të kontrollonte punën e SPAK. Që në atë moment qoftë Basha qoftë PD e kanë denoncuar. Bashkimi i votave, kanë miratuar amnistinë në emër të një akti human. Të gjitha mekanizmat që po shpiken po kërkojnë të vënë në kontroll funksionim e reformës në Drejtësi.’- tha Jupi.

Por analisti Genc Burimi tha se drejtësia është e kapur, pasi nuk po merr Lulzim Bashën. Burimi tha se PD është një OJQ pasi nuk ka zgjedhës.

'Jepni leksion kur të bëheni deputete, siç u mundët në Tiranë. Drejtësia është e kapur, pasi nuk po merr Bashën. Partia juaj është OJQ sepse nuk keni zgjedhës. Nuk keni zgjedhës.  PD e Bashës merr sot 1 miliard dollarë dhe ka marrë më pak vota se Arlind Qori. T’i përfaqëson kalanë e kashtës.'- tha Burimi.

Nga ana tjetër ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi tha se Basha nuk mund të jetë alternativë, pasi merr vetëm 10% të votave.

'PD mund të kthehet në institucion duke karikuar hakllat e veta. Meta, Basha dhe Berisha nuk janë më të besueshëm për publikun. SPAK është e vetmja shpresë po gabimisht te SPAK, projektohen dëshirat e opinionit publik se do të zgjidhet lëmshi politik. Basha nuk mund të jetë alternativë me 10% të votave.'- tha Elezi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë