Edhe administrata e Gjykatës së Fierit ka nisur bojkotin pas ngërçit të krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë. Asnjë shërbim nuk po ofrohet për qytetarët dhe do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë. Një avokat, Jurid Sharka tha se e mbështet bojkotin, por sipas tij qytetarët duhet të ishin njoftuar paraprakisht se nuk do të ketë shërbime.
“Në një mënyrë të papritur, janë njoftuar qytetarët që do ketë bojkot, nuk do ketë as shërbim sekretarie as procese gjyqësore, përveç masave të sigurisë. Procese të tjera është vendosur të mos zhvillohen dhe ka ardhur në një formë të papritur. Bojkoti është i drejtë, në zbatim të të gjitha kritereve ligjore që përcaktohen në kushtetutën shqiptare, por që do ta mbështesin bojkotin duke marrë masa paraprake për njoftimin e zhvillimit të këtij bojkoti”, tha avokati.
Lajmi kryesor:
Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)









