Modelja e bukur shqiptare Anxhela Martini është bërë imazhi i kopertinës së revistës GQ në versionin meksikan. Revista e ka cilësuar modelen si një femër shumë simpatike dhe me forma trupore mjaft të veçanta.

Sipas GQ, shqiptarja nga Shkodra nuk heziton asnjëherë të pozojë me bikini, por ndonjëherë edhe nudo.

Në të është përmendur edhe fakti që modelja është bërë tashmë edhe stiliste, duke promovuar në këtë mënyrë edhe linjën e saj të rrobave të banjës.

Bukuroshja shqiptare, Anxhela Martini ka lindur në vitin 1986, ajo është shpallur Miss Universe. Aktualisht Martini është shumë e suksesshme në Amerikë.

Su/ Shqiptarja.com