Angela Martini gjen kohë për Russell
Simmons, lindin  sërish dyshime

Angela Martini gjen kohë për Russell<br />Simmons, lindin  sërish dyshime
Bukuria e hireve të saj tashmë ka zënë faqet e shtypit rozë. Pas një udhëtimi në Meksikë, ku ishte bashkë me fotografin Fadil Berisha e miq të tjerë, bukuroshja Angela Martini është kthyer në Los Angelos. Vetëm dy ditë më parë ajo ka kaluar disa orë nën shoqërinë e biznesmenit amerikan Russell Simmons i njohur si ‘UncleRush’.

Ky takim i ngrohtë në kinema ka bërë që të spekulohet sërish për miqësinë e saj me biznesmenin amerikan pavarësisht se, pak kohë më parë bukuroshja shqiptare u përfol për një lidhje të mundshme ndërmjet saj dhe këngëtarit Kanye West. Pavarësisht spekulimeve për lidhjet e saj aventurieske, Angela Martini mbrëmjen e së mërkurës ka ndarë pak kohë për biznesmenin në fjalë.

Kështu të paktën ka njoftuar bukuroshja përmes rrjetit social “tëitter”, ndërsa ka treguar se po shikonte një komedi live bashkë me biznesmenin, siç e quan ajo “UncleRush”. “With @UncleRush at TONIGHT ADDComedyLIVE @InsideJokesLA”, ka shkruar Martini.

E komentuar shpesh për sukseset e saj në botën e modelimit, Martini renditet tek femrat më të bukura shqiptare, një vajzë shkodrane e cila angazhimin e saj profesional e ka shtrirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E përmendur gjithnjë për jetën e saj profesionale, Angela Martini ka rrëfyer shumë pak rreth jetës private duke dashur që këtë pjesë nga jeta e saj ta ruaj vetëm për vete.

anxhela martini

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar