Angela Martini heq dorë nga
modelingu, ja arsyeja e këtij vendimi

Angela Martini heq dorë nga<br />modelingu, ja arsyeja e këtij vendimi
Bukuroshja Angela Martini, pas një karriere te suksesshme në modeling, duket se ka hequr dorë nga profesioni që e bëri të famshme.

Duket se ky vendim vjen pasi lidhja me miliarderin rumun Dragos Sulescu, tashmë prej dy vitesh, i ka ndryshuar jetën.

Ky vendim i saj për është konfirmuar nga vëllai i saj i madh, Blerti Ceprati.

“Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullueshëm do të thosha dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë e do dhe respekton motrën time. “Martesa është një gjë private, për të cilën mund të përgjigjet vetëm çifti. Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu, ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën,” tha vëllai i saj. / panorama

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'