Angela Martini ndërron profesion, nuk do ta besoni cila është puna e saj e re

Angela Martini ndërron profesion, nuk do ta besoni cila është puna e saj e re

Angela Martini është një prej modeleve më të njohura që prej vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë.

Rreth një vit më parë Angela u martua me miliarderin rumun Dragos Savulescu dhe shumë herë u shpreh se ishte një 'shtëpiake' e lumtur. Modelingu mbeti pas gjatë kësaj kohe aq sa u dyshua se ajo kishte hequr ndorë. Ndërkohë që e ka lënë pas dore punën si modele ajo i është dedikuar një pasioni të ri shumë larg asaj që dinim prej Angelës.

Angela ka vendosur të bëhet shkrimtare dhe producente. Ajo është duke punuar mbi librin e saj të dytë dhe sipas disa revistave të huaja, ajo është një shkrimtare shumë e zonja. Libri i saj ka në fokus marrëdhëniet e njerëzve dhe njëkohësisht, po merret me xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, në rolin e producentes. Këto i ka zbuluar në një intervistë për ‘Thriveglobal.com’ dhe ‘Authority Magazine’, ku gjithashtu është shprehur: “Filmi i parë lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë ndërsa filmi i dytë ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore, ose më saktë, lidhet veçanërisht me femrat që janë viktima të trafikimit njerëzor”. Ndërsa për këdo që do të bëhet një autore si Angela, këshilla e saj është të dëgjojnë shpirtin dhe të jenë të ndershëm me veten.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase