Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dënuar fuqishëm dhunën ndaj azilkërkuesve. Reagimi i Merkel vjen pasi aktivistë të së djathtës ekstreme kanë protestuar dhunshëm gjatë fundjavës në Heidenau, afër Dresden duke sulmuar refugjatët.
Kjo gjë solli dhe kundërprotestë nga ana e aktivistëve të së majtës ekstreme duke sjellë përplasjen e dy grupimeve. Gjermania pret që deri në fund të këtij viti të ketë 800 mijë kërkesa për azil.
Zëdhënësi i Merkel tha se, “është e pështirë se si ekstremistë së djathtës dhe neo-nazistët po përpiqen të përhapin mesazhe urrejtjeje mes azilkërkuesve.
Ndërsa, Sigmar Gabriel, i cili mban postin e zv.kancelarit dhe të ministrit të Ekonomisë shkoi në qytetin me 16 mijë banorë ku ndodhën protestat. Gabriel takoi kreun e bashkisë dhe foli dhe banorët.
“Ka shumë njerëz që janë të shqetësuar se jeta e tyre do të ndryshojë për shkak të refugjatëve dhe se jeta do të bëhet më pak e sigurt. Por, duhet të jetë e qartë se nuk lëshojmë asnjë milimetër për këtë grupe të djathtës ekstreme. Këta janë njerëz që nuk kanë aspak të bëjnë me Gjermaninë. Kjo nuk është Gjermania që duam”, shprehet zv.kancelari.
Protesta
Të paktën 31 policë u plagosën në përleshjet midis forcave gjermane të sigurisë dhe grupeve neo-naziste, të shtunën në mbrëmje.
Ngjarja ndodhi në një qendër të re për refugjatët në qytetin gjerman Hajdenau, pranë Dresdenit. Policia e qytetit konfirmoj se në lindje të vendit ishin mobilizuar 136 oficerë, të cilët u përleshën me grupet naziste.
Si pasojë e përplasjes njëri prej policëve gjermanë u plagos rëndë. Gjatë natës qindra njerëz protestuan jashtë qendrës për emigrantët duke bllokuar rrugën hyrëse ku do të vinin 250 refugjatë, tranzit nga Serbia. Sipas policisë gjermane rreth 600 persona kanë nisur të godasin me gurë shishe dhe fishekzjarrë duke detyruar autoritetet të përdorin gaz lotsjellës, për të shpërbërë turmën.
Ndërkohë ditën e sotme është parashikuar një takim në Pragë mes kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Holond. Tema kryesore e diskutimeve do të jetë çështja e emigrantëve dhe hartimi i strategjive të reja për të përballuar fluksin e madh të tyre.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com