Angela Merkel: Gjermania nuk
duhet ta harrojë të kaluarën e saj

Angela Merkel: Gjermania nuk<br />duhet ta harrojë të kaluarën e saj
Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi dje bashkatdhetarët e saj që të mos harrojnë ose të mos keqpërdorin historinë e Gjermanisë.

Merkel mbajti një fjalim para festimeve të nesërme të 3 tetorit, që shënon 26-vjetorin e ribashkimit të vendit, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Kancelarja u bëri thirrje gjermanëve që të kundërshtojnë protestuesit e krahut të djathtë, të cilët brohorasin “Wir sind das Volk” (Ne jemi populli”), një slogan i përdorur në protestat anti-komuniste në ish-Gjermaninë Lindore para rënies së Murit të Berlinit.

”Në atë kohë, thirrja ishte shumë emancipuese, por sot ajo brohoritet në mitingje nga njerëz të cilët besojnë se kanë qenë të lënë pas dore ose mashtruar”, deklaroi Merkel.

Slogani është dëgjuar në mënyrë të përsëritur në protestat e së hënës të mbajtur nga lëvizja gjermane anti-Islame PEGIDA në Dresden, ku festimet për ribashkimin e Gjermanisë nisën dje.

PEGIDA (Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit), është kritikuar nga kisha, partitë politike dhe sindikatat në Gjermani si ksenofobike.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025