Gjermani - Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë mësuesen e historisë në një lice në Berlin duke rikujtuar përvojat e saj mbi Murin e Berlinit në përvjetorin e 52 të ndërtimit të tij.
 
Vetëm një ditë para fillimit të fushatës së saj elektorale për zgjedhjet federale e 22 shtatorit, Merkel bëri profesoreshën për nxënësit e klasës së 12-të në gjimanzin Herinrich-Schliemann.
 
Muri i Berlinit ndau më dysh kryeqytetin për 28 vjet, nga 13 gushti 1961 deri në 9 nëntor 1989. Duke folur për gazetarët para mësimit, Merkel tha se ajo shkoi në klasën e parë në vitin 1961, në të njëjtin vit kur ndërtua Muri.
 
Përmes temës së historsë së ndërtimit të Murit të Berlinit, Merkel shtoi se dëshironte të forconte ndërgjegjen e nxënësve për traditën e lirisë dhe demokracisë së historisë gjermane.
 
Merkel shpreson se do të rizgjidhet si kancelare e ekonomisë më të madhe në Evropë ku sipas sondazheve të fundit i japin rreth dhjetë për qind epërsi para forcës më të madhe opozitare - Partia Socialdemokratike gjermane.


Redaksia Online
(l.ç/mag/shqiptarja.com)