Angela Merkel: Nëse mbyllen kufijtë
për refugjatët...në Ballkan ka luftë!

Angela Merkel: Nëse mbyllen kufijtë<br />për refugjatët...në Ballkan ka luftë!
Merkel kërcënon me praninë ushtarake në Ballkan, në rast se mbyllen kufijtë për emigrantët. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kancelarja Angela Merkel mbrojti marrëveshjen e arritur me partitë simotra për zonat tranzite . Ajo shtoi se koalicioni duhet të jetë i bindur për këtë marrëveshje.
 
Duket se kriza e refugjatëve nuk ka bashkuar  partitë e koalicionit në Gjermani, duke hedhur argumente dhe kundër argumente ndaj njëri-tjetrit. Një pikë kritike ishte edhe mbyllja e kufirit Gjermani-Austri, ndaj fluksit të refugjatëve, ku partia CSU kërkonte shqyrtimin e saj si mundësi e mirë, por u mohua kategorikisht nga partia e Merkelit, CDU. 

Në fjalën e mbajtur  përpara mbështetësve në Darmstad, Merkel tha se SPD, social demokratët duhet të mbështesin zonat tranzite.
 
“Mbyllja e kufijve do të shkaktonte kritika dhe grindje mes vendeve të ndryshme”, citohet të ketë thënë ajo në takimin e partisë së vetë, CDU.
 
Më tej, ajo shtoi se Gjermania do të ndihmojë të gjithë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje nga lufta apo nga persekutimi. Po ashtu, sipas saj është e rëndësishme të kthehen të gjithë shtetasit që kanë vërshuar në Gjermani për arsye ekonomike.
 
“Krijimi i zonave transit për vendime të shpejta është rruga e duhur”. Merkel bëri të qartë se ajo i sheh zonat transit si zgjidhje politike  për mbylljen e kufirit me Austrinë.
 
 Megjithatë , rrjedhja e refugjatëve duhet të ngadalësohet në Gjermani. Ndërkohë që vende të tjera nuk janë të interesuara në këtë proçes me frikën se emigrantët do të mbeten.
 
Kancelarja shtoi se pas mbylljes së kuftirit hungarez, refugjatët gjetën Kroacinë dhe Rumaninë për të ardhur në Gjermani, ndërsa në rast se mbyllen këta kufij, përsëri do gjendet një rrugë tjetër për në Gjermani. Kjo sipas saj, nuk i shërben zgjidhjes.
 
Në takim me mbështetësit e saj Merkel tha se Gjermania do të zhvillojë një politikë të jashtme aktive.
 
“Qëllimi im nuk është të përhap pesimizëm, por duhet të jemi të vetëdijshëm se gjendja në Ballkan mund të përshkallëzohet më shpejt nga sa mund të mendohet.. Ne jemi duke përjetuar  diçka  që kurrë nuk e kishim jetuar më parë. Konfliktet duken se janë larg, por paprimtas janë këtu në pragun tonë.”- u shpreh Merkel.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk