Pas kërkesës për divorc, ajo dhe gjashtë fëmijët e çiftit kaluan nëntë muaj duke ndërruar shtëpi pas shtëpie.
Ndërsa në qershor ata u shpërngulën njëherë e mirë në vilën madhështore në në lagjen Los Feliz në Los Angeles.
Por mesa duket Angelina nuk është më aq e vendosur për ndarjen nga Brad. Sipas një burimi për “Us Weekly”ajo është ende e dashuruar me Brad, dhe për këtë ka filluar ta rimendojë ndarjen.
Kjo vjen edhe si pasojë e faktit se Brad ka hequr dorë nga pija. “E dinte cili ishte problemi i tij dhe e dinte që duhej ta rregullonte. Kjo është e vetmja gjë që kërkoi Angelina prej tij.”, thotë burimi.
“Të gjithë mendojnë se ata do të kthehen bashkë. S’do të habitej askush sikur të deklaronin anulimin e divorcit dhe të përpiqeshin sërish për martesën e tyre.”
Epo të shpresojmë për më të mirën tani!
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
