Pas marrëdhënies shumë të tensionuar të Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se ka mbizotëruar qetësua. Joli është parë në shoqëri të fëmijëve të saj në New Mexico, në Albuquerque. Sipas burimeve ekskluzive të ‘Hollywood life’ në po të njëjtin vend është parë dhe Brad Pitt.

Jolie është duke xhiruar filmin ‘Those who wish me dead’ dhe ka preferuar të arratiset me fëmijët e saj për të shijuar disa ditë vere në këtë vend.  Ajo që ka bërë më tepër përshtypje ka qenë prania e Pitt. Ndërkohë nuk është vënë re askush i ri mes tyre.