Aktorja Angelina Jolie është shfaqur në Festivalin e Filmit në Venecia, për filmin “Maria”, me regji të Pablo Larrain, ku do të portretizojë këngëtaren ikonë të operës Maria Callas.

Gjatë mbërritjes në tapetin e kuq, aktorja ka përshëndetur edhe një fans të zjarrtë të saj.

Pasquale Esposito mbërriti nga Napoli në Lido, i shoqëruar nga babai i tij, për të përshëndetur yllin amerikan, ndërsa është i prekur nga një sëmundje e rrallë gjenetike e njohur edhe si "sëmundja e kockave të brishta".

Ajo nuk hezitoi as për asnjë moment, dhe u afrua për ta përshëndetur!

“Ajo më tha se për të “është kënaqësi”. Jemi parë edhe më herë me njëri-tjetrin në Romë”.- u shpreh ai.

Dhe nesër Pasquale Esposito gjithashtu shpreson të takojë Nicole Kidman, aktoren e tij të preferuar.

“Ai shpenzoi 1000 euro më shumë për hotelin vetëm për ta parë atë”, thotë babai.