SHBA - Aktorja me famë botërore, Angeline Jolie është etiketuar sërish si aktorja më e pasur në Hollywood. Lajmin e bën të ditur revista amerikane ‘Forbes’. Sipas ‘Forbes’, të ardhurat e Jolie nga qershori i viti 2012 deri në korrik të 2013 llogariten afërsisht 33 milionë dollarë.
Aktorja amerikane edhe dy vjet më parë ka qenë në krye të renditjes së revistët ‘Forbes’, por sipas rezultateve të vitit të kaluar ajo zinte vendin e katërt. Angeline Jolie është një nga aktoret e pakta, të cilat kërkojnë së paku 15 milionë dollarë për realizimin e xhirimeve të një filmi.
Në vendin e dytë të ‘Forbes’ renditet Jennifer Lawrence, e cila përfiton 26 milionë dollarë. Në pesë vendet kryesore renditen edhe Kristen Stewart (22 milionë dollarë), Jennifer Aniston (20 milionë dollarë) dhe Emma Stone me 16 milionë dollarë.
(v.gj/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com