Angelina Jolie dhe Brad Pitt foto
intime në kopertinën e Vanity Fai

Angelina Jolie dhe Brad Pitt foto<br />intime në kopertinën e Vanity Fai
Dyshja simpatike, Brad Pitt dhe Angelian Jolie, kanë pozuar së fundmi në një set fotografish intime, të realizuara nga fotografi Peter Lindbergh për Vanity Fair. Angelina që vetëm së fundmi pohoi se ajo dhe Brad kanë zënkat e tyre si çdo çift tjetër, por do të qëndrojnë gjithnjë pranë njëri-tjetrit, ka shtrirë kokën në kraharorin e bashkëshortit të saj (që rastësisht është një nga meshkujt më të lakmuar në botë).

Ky i fundit nga ana tjetër, me mjekër dhe simpatik si gjithnjë, ka mbështetur kokën mbi atë të Angelinës. Menjëherë pas promovimit të filmit të tyre të ri "By The Sea", çifti që ka dhe 6 fëmijë ka dhënë një numër të madh intervistash ku kanë nxjerrë në dritë një anë të panjohur të jetëve të tyre. Në njërën prej tyre aktorja 40-vjeçare pohoi se xhirimi i skenave të seksit me bashkëshortin e saj, në film, ishin 'gjëja më e çuditshme'.

Ajo tha për Entertainment Weekly: "Është gjëja më e çuditshme në botë të shtrihesh e zhveshur në vaskë, me një iPad në dorë, ndërsa burri yt është tek dera dhe ti e thërret që të vijë të bëni dashuri përpara një tufe me burra të tjerë me kamera në dorë." Dhe nuk ishte vetëm Angelina ajo që stepej përpara kameramanëve.

Instiktet mbrojtëse të 51-vjeçarit hynë në fuqi dhe nuk lejoi njeri të shihte gruan e tij teksa parakalonte pa rroba. Angelina që kishte dhe detyrën e regjizorit tha: "Nuk mund të dilja nga vaska dhe të shkoja tek ekrani, pasi regjizorja ishte e zhveshur. Ne jemi artistë dhe duam të jemi të lirë, por Brad - është gruaja e tij. Detyra e tij ishte të mbante peshqirin. Më mbulonte gjatë gjithë kohës me peshqir. 


Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

5/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje