Pak kohë më parë lajmi për kryerjen e mastektomisë së dyfishtë të Angelina Jolie me qëllim për ti shpëtuar kancerit pushtoi mediat në të gjithë botën.
Ndërkohë që aktorja Jolie rikthehet edhe njëherë në vëmendjen mediatike për të njëjtën çështje.
Ajo do të rikthehet në sallën e operacionit për të shmangur përfundimisht rrezikun për tu prekur nga tumori.
Lajmi është bërë publik nga vetë aktorja gjatë një interviste për “Entertainment weekly”.
“Jam me shumë fat, kam mjek të mirë dhe një familje që më rrinë pranë. Nuk mund të harroj fansat e mi, për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe xhentilesën e tyre”, është shprehur Jolie.
Mamaja e gjashtë fëmijëve në 14 maj të vitit të kaluar, iu nënshtrua një mastektomie të gjoksit (heqje të gjoksit) për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, i cili shkaktoi vdekjen e nënës dhe tezes së saj.
Sipas aktores, ndërhyrja e re do të zgjidhë përfundimisht problemin.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com