Angelina Jolie e quan vajzën Zahara 'Grua të jashtëzakonshme afrikane': Unë kam mësuar shumë prej saj!

Angelina Jolie e quan vajzën Zahara 'Grua të jashtëzakonshme afrikane': Unë kam mësuar shumë prej saj!

Angelina Jolie dhe Zahara

Angelina Jolie në një intervistë së fundmi është shprehur se e quan vajzën e saj Zahara ‘një grua të jashtëzakonshme afrikane’. Aktorja 45-vjeçare e adoptoi Zaharan foshnje nga një jetimore në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa në vitin 2005 duke e bërë pjesë të familjes së saj të madhe.

Gjatë  një bisede në  “TIME 100” me aktivisten e klimës nga Uganda, Vanessa Nakate ajo foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj 15-vjeçare.

“Vajza ime është nga Etiopia dhe unë kam mësuar shumë nga ajo. Ajo është familja ime, por ajo është një grua e jashtëzakonshme afrikane dhe lidhja e saj me vendin e saj, kontinentin", tha Jolie.

"Birësimi dhe jetimorja janë fjalë pozitive në shtëpinë tonë. Me fëmijët e mi të birësuar, unë nuk mund të flas për shtatzëni, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin për t'i gjetur ata dhe si ishte të shikoja për herë të parë sytë e tyre. Të gjithë fëmijët e birësuar vijnë me një mister të bukur të një bote. Kur ata janë nga një racë tjetër dhe nga toka e huaj, ai mister, ajo dhuratë, është aq e plotë. Për ta, ata kurrë nuk duhet të humbasin kontaktin nga kanë ardhur. Ata i kanë rrënjët atje dhe duhet t'i nderoni e mësoni prej tyre", tha ajo.

Angelina dhe ish-burri i saj Brad Pitt janë prindër të Zaharas, si dhe pesë fëmijëve të tjerë  Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 vjeç, Shiloh, 14 vjeçe, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11.

Gjatë dy javëve të fundit, Brad është parë dy herë në rezidencën e Angelinës në Los Feliz. Sipas “People” këtë javë çifti kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, për ‘bashkë-prindërim’, pas një lufte të gjatë për kujdestarinë e tyre.

Angelina dhe Zahara

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë