Angelina Jolie, gjesti që preku
njerëzit: Nuk mund të mos e bëja

Angelina Jolie, gjesti që preku<br />njerëzit: Nuk mund të mos e bëja
Jolie, veshur me një fustan të zi e të gjatë, tradicional të Lindjes së Mesme, ka vizituar disa familje refugjatësh sirianë në veri të Mbretërisë Hashemite. “Shtatëdhjetë e pesë mijë sirianë janë bllokuar në tokën e askujt në kufi me Jordaninë.

Ka fëmijë, gra shtatzënë dhe njerëz të sëmurë rëndë”
, ka thënë Angelina Jolie, ambasadorja e agjencisë  OKB për refugjatët, teksa ka vizituar një kamp, që gjenden në kufirin midis Sirisë dhe Jordanisë për të dhënë alarmin për dhjetëra mijëra civil sirianë të mbetur në zonën midis dy vendeve.

 “Asnjë nga standardet e sigurisë të drejtës ndërkombëtare nuk është zbatuar”. Gjatë vizitës së saj në këtë kamp refugjatësh ajo tregoi se si lufta i ka shndërruar fëmijët e qeshur, duke i lënë të pastrehë. Ajo u shpreh e indinjuar për faktin se bota është prej muajsh në dijeni të kësaj situate, por që deri më tani nuk është bërë asgjë.

Pastaj ajo mbajti një fjalim në të cilin u kërkoi liderëve botërorë të shtronin pyetjet kryesore se cilat janë rrënjët e konflikti sirian dhe ç’duhet bërë për t’i dhënë fund asaj. “Refugjatët duan të dinë se kur mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ata nuk duan ndihma të përkohshme por një zgjidhje politike”, u shpreh Jolie gjatë kësaj vizite.

E dërguara special e OKB-së në një intervistë për BBC pak kohë më parë u ka bërë thirrje njerëzve që ta përballojnë krizën e refugjatëve me zemërgjerësi dhe jo duke u mbështetur në politikën e frikës, dhe se të gjitha shtetet që mund të ndihmojnë duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

jolie

jolie

jolie

jolie

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump