Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite Michael McGrath ka zhvilluar disa takime mes tyre edhe kreun e SPAK, Klodian Braho, kryeministrin Edi Rama, ministrin e drejtësisë Toni Gogun etj.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me Kodin e Procedurës Penale, retorikën politike ndaj SPAK dhe vijimin i bashkëpunimit me BE-në.
Çfarë parashikon drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale?
Drafti me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale u publikua nga Ministria e Drejtësisë në fund të shtatorit dhe është në konsultim publik deri më 28 tetor 2026.
Paketa ndërhyn në 105 nene dhe parashikon një rol më aktiv të avokatit gjatë hetimit, përfshirë mundësinë për të siguruar prova, dokumente dhe ekspertiza, ndërsa për një sërë veprimesh të prokurorisë forcohet kontrolli i gjykatës.
Ndryshimet prekin edhe median duke vendosur kufizime për publikimin e akteve dhe të dhënave të procedimit penal. Veç të tjerash, si në rastet e përcaktuara në nenin 103, thotë që gazetarët ose mediat që i kanë këto materiale në zotërim t'i drejtohen gjykatës për autorizim për publikimin e tyre.
Shoqata e Prokurorëve ka ngritur shqetësimin se disa prej procedurave të reja mund të vështirësojnë dhe ngadalësojnë hetimet, ndërsa organizatat e gazetarëve kanë kundërshtuar kufizimet për publikimin e materialeve të dosjeve penale dhe kërkesën për autorizim paraprak nga gjykata.







Komente
Komento