Angelina Jolie ka shkëlqyer në premierën e filmit “”Maleficent: Mistress Of Evil”, me një fustan ngjyrë argjendi nga marka e njohur Ralph & Russo.
Premiera u mbajt në Londër ku ishte bashkë me fëmijët e saj Zahara 14 vjeç, Shiloh 13 vjeç dhe binjakët Vivienne dhe Knox 11 vjeç.
Aktorja e famshme 44 vjeçare është shumë e lidhur me fëmijët e saj, saqë edhe në premierë ata nuk kanë munguar.
Kujtojmë që Angelina u nda nga Brad Pitt para disa kohësh dhe po e pëballon në mënyrën më të mirë të mundshme bashkë me fëmijët.