Ajo ka mbërritur ditën e djeshme në aeroportin e Romës së bashku me dy vajzat e saj Shiloh dhe Zahara, por pa bashkëshortin pavarësisht se pritej që të ishte edhe Brad në takim.
Angelina dallon për punën e saj si vullnetare për Refugjatët në nevojë pranë organizatës (UNHCR).
Angelina sapo ka promovuar rolin në filmin “Unbroken” me temë luftën e dytë botërore dhe heroin e saj Louis Zamperini.
Angelina e admiron Papa Françeskon që kur ai është shprehur në vitin 2013 me një mesazh domethënës për homoseksualët, “Nëse dikush është gei, kërkon Zotin dhe ka vullnet, kush jam unë që ta gjykoj”? –shprehet Papa në fjalën e tij më 2013-ën.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)