/ATSH/- Relatori i projektbuxhetit për vitin 2015, deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli paraqiti të enjten në Kuvend, ndryshimet e bëra në këtë pr/ligj gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare, duke reflektuar disa nga kërkesat e institucioneve.
Angjeli tha se janë bërë disa shtesa fondesh për institucionet buxhetore dhe ato të pavaruara. Konkretisht i është shtuar fondi ministrisë së Bujqësisë, Presidencës dhe Prokurorisë.
Po ashtu është reflektuar përmes ndërhyrjeve në buxhet edhe fillimi i zbatimit të një reforme të rëndësishme, siç është ajo për pushtetin vendor për ndarjen e re administrative dhe harmonizmin e institucioneve të pushtetit vendor në funksion të kësaj reforme. Po ashtu, Angjeli informoi se ka disa lëvizje të brendshme të disa institucioneve duke rekomanduar edhe prioritetet për to.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA