Angjelin Preljocaj në Tiranë, flet
për shfaqjen e 4 tetorit

Angjelin Preljocaj në Tiranë, flet<br />për shfaqjen e 4 tetorit
Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka mbërritur nga Franca në Tiranë për spektaklin madhor të një baleti modern që do të shfaqet më katër tetor në Pallatin e Kongreseve.
 
I cilësuar si premiera e krijimit, baleti i Preljocaj do të vijë i mbështetur ne lirinë e interpretimit.  
 
“Pjesa  e parë është me dy kërcimtarë. është një balet i vjetër i 89-ës, por tani po provojmë një krijim të ri. Dhe, hera e parë e shfaqjes së kësaj krijimtarie është në Shqipëri. Baleti quhet stil life dhe vijon 50 minuta" shprehet Preljocaj
 
Preljocaj rrëfen emocionet e rikthimit në vendin e origjinës.  
 
“Është sikur të kthehesh gjithnjë në shtëpi dhe kur vij këtu jam gjithnjë i gëzuar. Në fakt edhe kur ktheme në Francë më duket sikur kthehem në shtëpi, sepse Franca më rriti dhë më dha një emër.Po në të vërtetë është diccka e tillë brenda meje, që më duket sikur kam dy burime. Një burim të mendjes që e gjej atje në Francë dhe një burim të shpirtit tim që e gjej këtu. "
rrwfen Preljocaj.
 
Pjesë e trupës së Preljocajt është edhe balerini i ri shqiptar Redi Shtylla.
 
“Është kompania e parë që punoi si balerin profesionist, është dicka e re për mua sepse punon më shumë me Angjelinin si koreograf dhe e njehu më shumë jo vetëm si koreagoraf por edhe si njeri” shprehet Shtylla.

 Premiera e Preljocaj do të bazohet tek një duo mashkullore të 89-ës "Trait d'union", e shkruar mbi muzikën koncertore të Bachut dhe e interpretuar nga Glenn Gloud. 

Baleti i Preljocaj do të çel edhe edicionin e 12-të te Festivalit te Dancit Kontemporan të organizuar nga Gjergj Prevazi. 
 
Preljocaj ka lindur në Francenë vitet ‘50 në një familje emigrantësh të arratisur nga Shqipëria.

Në Francë ai u bë një yll i baletit dhe më pas një koreograf me famë botërore.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.