Angli-Një 19 vjeçar shqiptar është zhdukur në rrethana misterioze në Peckham, Angli.

Në jug-lindje të Londrës, Peckham njihet si një zonë problematike e me kriminalitet të lartë.

Sipas policisë angleze Rogers Cena ditën që është parë për herë të fundit kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën, më 22 janar 2025. Që atëherë, nuk është parë më.

Rogers, thotë policia e Londrës ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në Waltham Cross, një zonë e panjohur për të.

“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij" shprehen ata.

Pas gjetjes së telefonit më vonë një transaksion bankar e tregoi atë në Liverpool Street.

Babai i tij shprehet se është konfuz se përse i riu vazhdon të shfaqet në zona të ndryshme, teksa thekson që është një djalë i urtë.

Për herë të fundit djali u pa i veshur me një xhup të errët dhe kapuç gri, raportojnë mediat angleze

Policia bën apel që kushdo që e ka parë të kontaktojë me ta.