Një 23-vjeçari me orgjinë afrikane është dënuar me 7 vjet burg pasi kishte aksidentuar për vdekje shqiptarin Agron Gashi, i cili ishte në rrugë në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në Londër më 1 mars të këtij viti, kur afrikani Tawanda Marau po ngiste me shpejtësi prej rreth 82 kilometra në orë kur e goditi 25 vjeçarin Agron Gashi, i cili ishte në një ishull trafiku e të cilin e hodhi disa metra tutje.
23 vjeçari Marau, kishte tejkaluar për më se dyfish limitin e alkoolit pasi doli nga një klub nate, kur u fut me shpejtësi të madhe duke hyrë me të kuqe në semafor.
Ai, siç raporton “IslingtonGazette”, kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke i hequr edhe targat e Fiat Bravas së tij dhe i ka fshehur çelësat e veturës në të pasme, gjë që policia e zbuloi pasi e kontrolloi të zhveshur.
Marau u dënua me 7 vjet burg dhe me 9 vjet e gjysmë pezullim të së të drejtës për të drejtuar një makinë tjetër.
Nëna e Agronit, Shehidja, u ka thënë mediave britanike se vdekja e djalit të saj, me të cilin kishin ardhur si refugjatë kur ai ishte 7 vjeç, e ka “prerë në gjysmë”.
“Na mungon Agroni shumë, të dy motrat e tij janë shumë të mërzitura dhe nuk mund të besojnë se ai nuk do të kthehet”, deklaroi ajo.
“Vajza ime 9 vjeçe frikësohet që të dalë në rrugë. Edhe pse ai u deklarua fajtor, kjo nuk na e lehtëson dhimbjen. Ai nuk shfaqi asnjë pendim në kohën kur ndodhi. U largua nga vendi i ngjarjes pa shprehur keqardhje për djalin tonë”, shtoi Shehidja.
“Gjithmonë mundohem që t’i sjellë fëmijët e mi në rrugën e duhur, por ajo e cila mundohesha që të mos bëhej djali im, e mbyti atë”, tha mes tjerash nëna e Agronit.
Marau kishte pranuar fajin dhe kështu kishte shpëtuar me dënim më të lehtë./KOHA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com