ANGLI- Fatos Xheta, 45 vjeç është arrestuar dy ditë më parë nga policia angleze. Ai është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Safie Xheta, 35 vjec, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj më 17 qershor.
Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj. Ditën e sotme Xheta ka dalë para trupës gjykuese të Oxford, ku nuk ka pranuar akuzën e vrasjes.
Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht.
Por si ndodhi ngjarja?
Viktima 35-vjeçare u gjet e vdekur në një banesë në rrugën Lyfton në Angli. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës, më 17 qershor.
Policia në fillim mendoi se ishte një vdekje natyrale por më pas panë edhe plagët e marra nga goditja e thikës.
Një ekzaminim mjekësor konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte plagë me thikë në qafë që i kishte shkaktuar burri i saj.