ANGLI - Eshtrat e mbretit Rikardi III do të varrosen në katedralen e Leicester-it pas konfirmit të testeve gjenetike të skeletit të tij gjetur në një parking makinash. Analiza e DNA-s vertëtoi se skeleti i përkiste mbretit, që u vra 500 vjet më parë. Rikardi u vra për të mbajtur kurorën e tij në betejën në fushën e Bosworth-it në vitin 1485, duke bërtitur:

“Një kalë, Mbretëria ime për një kalë"

Në një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të kohëve të fundit të historisë angleze, ekipi nga Universiteti i Leicester-it tha se provat treguan se skeleti gjetur vitin e kaluar në gërmimet në një manastir burrash të mesjetës nën parkingun e qytetit ishte ajo e Rikardit.

Rikardi vdiq në moshën 32 vjeçare , trupi i të cilit mendohej se ishte varrosur në Katedralen e Leicesterit. Një specialist tha se skeleti kishte 10 plagë, tetë prej tyre në kokë duke sugjeruar kështu se mbreti kishte humbur përkrenaren e tij gjatë betejës.

Pas fitores së Luftërave të Trëndafilave, mbreti i ardhshëm Henry VII ekspozoi eshtrat e Rikardit në sheshin kryesor të vendit për të treguar se beteja u fitua.

Luftërat e Trëndafilave ishte një përleshje e ashpër gjatë viteve 1455-1485 ndërmjet familjes së Yorkut (trëndafili i bardhë) dhe familjes së Lankastërve (trëndafili i kuq), që përfundoi me hypjen në pushtet e monarkut Tudor, Henri VII.

Testi i ADN-së përfundon kështu misterin e vjetër shumë shekullor e cila ka shtangur historianët në Britani dhe kudo në botë.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)