BRITANI E MADHE- Catherine Fraser nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar se vuante nga kanceri i gjirit. Ajo nuk kishte zbuluar asnjë gungë, apo nuk kishte pasur ndonjë të afërm të sëmurë me kancer në familje më parë dhe ishte 46 vjeç.

Por, Shtatorin e shkuar, nëna e një fëmije nga Exeter (Devon, Angli) kërkoi të bënte një mamografi pasi i thanë të bënte të testonte një procedurë të re, të njohur si termografi,  e cila kishte zbuluar zona “të nxehta” në të dy anët e gjoksit të saj. Asaj iu tha se këto ishin shenja të hershme të kancerit.

Mamografia nuk tregoi shenja të problemit. Por Catherine insistoi të bënte më shumë teste dhe kështu bëri një ‘ultrasound’ dhe biopsi, të cilat treguan se ajo kishte kanncer në të dy anët e gjoksit.

Tani, Fraser po merr veten pas një mastektomie të dyfishtë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)