Angli, humbet Liverpool, barazim
në Manchester City-Tottenham

Angli, humbet Liverpool, barazim<br />në Manchester City-Tottenham
Në Kampionatin anglez dhurohet spektakël dhe rezultate surprizë.

Superndeshja e javës mes Manchester City dhe Tottenham përfundon në barazim 2 me 2. Skuadra e Guardiolës mori avantazhin e dyfishtë me golat e Leroi Sane dhe Kevin De Bryjne por më pas janë londinezët që barazojnë me të përhershmin Dele Ali dhe Koreanin Son.

Nga një pikë për të dyja skuadrat që më shumë i shërben Chelseat kryesues.

Surprizën dje e bëri Suonsi që mposhti Liverpoolin në “Anfield”. Dygolëshi i spanjollit Jorente dhe goli i Sigurdson zhvlerësuan gy golat e shnëuar nga Roberto Firminjo.

Liverpool mbetet me 45 pikë dhe i largohet vendit të parë ndërsa Suonsi arrin një fitore të rëndësishme për mbijetesën mes më të mirave. Ndërsa Manchester United u ndal në barazim 1-1 ndaj Stoke.

Në Spanjë Real Madrid shpallet kampion dimri duke u rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve të fundit.

Në mungesë të Ronaldos ai që bën gjithçka për madrilenët është kapiteni Sergio Ramos që me dy golat e tij në pjesën e parë vulosi fitoren 2-1 ndaj Malagës.

Sot është radha e Barcelonës për t'u kundërpërgjigjur pasi katalanasit luajnë në mbrëmje ndaj Eibar.

Rezultate interesante edhe në javën e 17-të të Bundesligës gjermane.

Pas fitores së Bayernit edhe ndjekësit e Lajpcig ruajnë ritmin duke fituar 3-0 ndaj Frankfurt. Ndërsa Dortmundi fitoi në transfertë 2 me 1 ndaj Verder Bremen dhe Volfsburgu mposhti 1-0 Hamburgun e Mërgim Mavraj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në