Një ish-punonjës lavazhi ka hedhur në gjyq tre pronarët shqiptar pasi pretendon se e kanë detyruar që të punonte falas, të ndante shtëpinë me një duzinë njerëz dhe supozohej që të paguhej vetëm 10£ në ditë për punën.
Nicolai Candelea, i ardhur nga Rumania në Britaninë e Madhe prentendon se ndaj tij është kryer krimi i skllavërisë moderne.
Sipas tij, ai punoi për një javë me vëllezërit shqiptarë Saimir dhe Benard Leshi, dhe të afërmin e tyre Adriatik Leshin, por për punën e bërë nuk u pagua kurrë.
Më tej, rumuni vazhdoi se jetonte në një shtëpi njëkatëshe me 13 persona të tjerë dhe e vetmja hapësirë për t'u larë ishte një lavaman i vogël. Sipas tij, ai duhet të lante makinat çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 dhe se duhet që t'i lutej njërit prej vëllezërve për një pushim 5 minutësh.
Akuzave të rumunit, avokati i shqiptarëve tha se gjithçka ishte një ekzagjerim.
Sa i përket pagës së pamarrë, vëllezërit shqiptarë u shprehën se Candelea nuk ishte paguar pasi paga e tij kishte kaluar për kostot e udhëtimit të tij drejt Britanisë së Madhe. Gjë për të cilën, rumuni tha se nuk kishin rënë dakort.
Gjyqi ndaj Saimirit, 29 vjeç; Benardit, 27 vjeç dhe Adriatikut, 43 vjeç, ende vazhdon.
Komente






Po ky legeni si i paska lar 400 makina në ditë?? Sikur thjesht 5 minuta një makinë të lante do i duheshin 33 orë punë për 400 makina, si i binte që ky e kishte ditën jo me 24 orë por me 33 orë.. Paska gënjyer shumë rëndshëm arixhiu Rumun.
PërgjigjuMire ua ka bere rumuni. Eshte e vertet se i trajtojne si kafshet punetoret e lavazhit. Do te behen bossa maloket me lazh.edhe te gjithe shqiptaret pa letra i marrin ne lavazh me 30 paund ne dit.
PërgjigjuDiku ty të vjen inat pse shqiptarët marin 30 paund në ditë?
Une keta qunat nuk i njohe por i njohe rumenet apo maxhupet si ju thojme ne aje ka rrejte se shume mire i trajton por ata mendojne se behen bosa per nje jave