ANGLI - Në një kohë që qeveritë perëndimore gjithnjë e më shumë kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqesin militantët xhihadistë të kthyer në vendet e tyre, policia metropolitane e Britanisë së Madhe ka mundur të vërë në pranga dy xhihadistët e parë britanikë, duke shënuar një moment historik vendimtar.
Bëhet fjalë për arrestimin e dy vëllezërve nga Londra Mohommod dhe Hamza Nawaz, përkatësisht 31 dhe 23 vjeç të cilët merreshin me një kamp trajnimi për xhihadistë. Terri Nicholson, shefe detektive e komandës kundër terrorizmit të policisë metropolitane e ka konsideron këtë si një pikë referime vendimtare që do të pasohet nga shumë britanikë të tjerë që mendohet të luftojnë përkrah xhihadistëve.
Policia e Scotland Yard ka sekuestruar municione për pushkë, para dhe një kapuç që përdoret zakonisht nga anëtarët e ISIS të cilët janë gjetur në makinën e vëllezërve, në portin juglindor të Dover ku ata ishin kthyer më një traget nga Siria.
Hetimet kanë siguruar edhe biseda telefonike ku thuhej se kishin marrë pjesë në një kamp trajnimi në provincën Latakia të Sirisë. Autoritetet britanike mendojnë se rreth 500 britanikë i janë bashkuar luftës për xhihad ku kanë udhëtuar në Siri dhe Irak dhe gjysma e tyre mendohet të jenë kthyer në shtëpi.
Këtë të hënë, sekretarja e brendshme Theresa May paralajmëroi se Britania po përballet me kërcënimin më të madh terrorist në historinë e saj duke shtuar se kanë mundur të parandalojnë rreth 40 komplote që nga shpërthimi kamikaz i vitit 2005 në Londër ku mbetën të vdekur 52 persona.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com