ANGLIPërplasja për 'Shtëpitë e barit' duke se ka qenë arsyeja për një tjetër ngjarje shumë të rëndë kriminale mes shqiptarëve në Britaninë e Madhe. 6 shqiptarë janë arrestuar pasi morën peng bashkëatdhetarin. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se të arrestuarit janë Nekid Arapi 26 vjeç, Xhon Guveli 28 vjeç, Fation Arapi 27  vjeç, Armando Brahashaj 26 vjeç, Eduart Cepele 30 vjeç, Emanulea Arapi 28 vjeçe. Siç raportojnë mediat shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Një ndër to Nekid Arapi, rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi në Shqipëri është arrestuar për vrasje. Nekid Arapi, u arrestua pasi dyshohej si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në vitin 2018 në Vlorë.

Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari Nertil Buzi, dyshohet se është marrë peng për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit. Ka qenë i vëllai që ka denoncuar në Shqipëri se i vëllai ishte marrë peng dhe për të kërkohej shumë e madhe për t’u liruar. Vëllai i tij ka thënë se Buzi është torturuar për ditë me radhë dhe dhunuesit e tij i bënin video dhe ua dërgonin familjarëve, ku i kërcënonin se donin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit morën informacion se rrëmbyesit kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të shqiptarit dhe u vunë në kontskt me autoritetet britanike. Pengu i liruar tashmë ndodhet i sigurt në duart e autoriteteve britanike, ndërsa vijojnë më tej procedurat për hetimin e rastit. Sipas mediave britanike, 30-vjeari shqiptar është dhunuar nga pengmarrësit, ndërsa është shpëtuar në gjendje të keqe shëndetësore.

Operacioni për lirimin e shqiptarit u bë nga Policia Metropolitane në Britani, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nën asistencën e Angjencisë Kombëtare të Krimeve në mbretëri, pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e krimit midis dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
I arrestuar në Shqipëri për vrasje, kush është një nga pengmarrësit e 30-vjeçarit në Angli

1664730100_arrestimi.jpg

Nekid Arapi është një nga pengamrrësit e 30-vjeçarit shqiptar në Londër, pas sherreve për ‘shtëpitë e barit’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se 26-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi Shqipëri është arrestuar për vrasje. Nekid Arapi, u arrestua pasi dyshohej si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në vitin 2018 në Vlorë.

Ora 18:43
Kush janë shqiptarët e arrestuar në Angli, morën peng fierakun pas sherrit për ‘shtëpitë e barit’ dhe kërkonin 400 mijë dollarë

Janë zbuluar emrat e shqiptarëve të arrestuar në Angli, të cilët morën peng 30-vjeçarin Nertil Buzin nga Fieri, për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se janë arrestuar: Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27  vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Ëillesden Magistrates.

Ora 15:13
Përplasja për shtëpitë e barit, pengmarrësit i dërgonin video me tortura familjarëve të 30-vjeçarit! Dëshmia e të vëllait

1664716526_h91024x6611.png

Më shumë se 10 ditë më pare Nertil Buzi, 30-vjeç, u mor peng nga bashkatdhetarët e tij në Londër për shkak të përplasjeve për shtëpitë e barit në kryeqytetin britanik.

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje tronditëse. Vëllai i tij ka bërë një denoncim në policia ku ka thënë se Buzi është torturuar për ditë me radhë dhe dhunuesit e tij i bënin video dhe ua dërgonin familjarëve, ku i kërcënonin se donin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.

Ora 13:40
U mor peng nga bashkatdhetarët dhe kërkuan 400 mijë paund për ta liruar, Report Tv mëson kush është 30-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë nga marrja peng e 30-vjeçarit. Report Tv mëson se Nertil Buzi është shqiptari që është marrë peng në Britani të Madhe dhe më pas u arrit të lirohej nga ana e autoriteteve britanike. Ka qenë i vëllai që ka denoncuar në Shqipëri se i vëllai ishte marrë peng dhe për të kërkohej shumë e madhe për t’u liruar.