Angli, paqe në Liverpool-Chelsea
humbasin Arsenal dhe Leiceste

Angli, paqe në Liverpool-Chelsea<br />humbasin Arsenal dhe Leiceste
Spektakël por pa fitues në superndeshjen e javës së 23-të të Premier Leagues mes Liverpool dhe Chelsea.

Takimi i luajtur në stadiumin “Anfield Road” përfundon në barazim 1-1 një rezultat që favorizon blutë e Londrës të cilët thellojnë avantazhin në krye të tabelës së klasifikimit me 9 pikë.

Edhe njëherë tjetër kjo përballje nuk i ka tradhtuar pritshmëritë dhe ka dhuruar spektakël në fushë dhe tribuna ku protagonist bëheshin edhe trajnerët Klopp dhe Conte.

Në avantazh të parët kalojnë miqtë nga Londra me një goditje spektakolare të David Luiz i cili mposht portierin Mignolet nga 25 metra.

Liverpool reagon në pjesën e dytë dhe gjen golin e barazimit me holandezin Wijnaldum në minutën e 58-të.

Por Chelsea në minutën e 76-të humbet shansin më të mirë për ta fituar ndeshjen pasi Diego Costa sheh t'i pritet gjuajtja nga 11 metrat nga portiere Mignolet.

Liverpool-Chelsea përfundon në barazim 1-1 një rezultat që kënaq kryesuesit që tashmë janë 9 pikë larg vendit të dytë.

Humbje shokuese pëson Arsenali në Londër 2-1 nga Watford, vetëm barazim për Tottenham ndaj Sunderland dhe tjetër humbje për kampionët në fuqi të Leicester.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos