Policia britanike ka arrestuar katër shqiptarë që akuzohen për pastrim parash dhe një sërë veprash të tjera penale.

Në pranga kanë rënë Përparim Hoxha, 30 vjeç, Musa Gikola, 29 vjeç, Tahir Qadir, 39 vjeç dhe Alban Neza, 31 vjeç.

Ata ishin arrestuar edhe më parë, më 22 maj të vitit 2014. Shqiptarët u kapën në flagrancë me 300 mijë paund në një bllok apartamentesh Old Marylebone Road në Londër.

Procesi gjyqësor ndaj tyre është mbajtur më 19 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, ndërsa ndaj tyre gjykata dha 7.5 vite burg në total. Ata u akuzuan për pastrim parash dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara.

Dy prej tyre qëndronin në Angli me karta dhe pasaporta italiane të falsifikuara, njëri me dokumente greke të falsifikuara dhe vetëm njëri ishte i ligjshëm./Shekulli Online/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)