Angli/ Shitet në ankand për 40 mijë paund unaza e veçantë mesjetare

Angli/ Shitet në ankand për 40 mijë paund unaza e veçantë mesjetare

David Board zbuloi unazën në tokë bujqësore pranë Thorncombe

ANGLI- Një unazë e jashtëzakonshme e shekullit të 14-të e zbuluar nga një detektor metalik është shitur në ankand për gati 40 mijë paund. Besohet të ketë qenë unaza e martesës që predikuesi dhe autori puritan Thomas Brook i dha gruas së tij Joan Brook për martesën e tyre në 1388.

Unaza u zbulua nga David Board, 69 vjeç, në tokë bujqësore në Thorncombe, Dorset, pasi ai filloi përsëri zbulimin e metaleve në vitin 2019. Në një thellësi prej pesë centimetrash, ai pa atë që mendonte se ishte një mbështjellës ëmbëlsirash, pastaj duke parë më nga afër kuptoi se ishte një unazë.

Unaza përbëhet nga dy shirita të ndërthurur, mban një mbishkrim në frëngjishten mesjetare "ieo vos tien foi tenes le moy" që përkthehet në "sipas besimit tënd, mbaje timin".

Organizatorët e ankandit “Noonans” e përshkruan atë si në gjendje shumë të mirë dhe me peshë rreth 3 g./BBC

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja