Angli-Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me një vlerë prej rreth 140,000 £, është dënuar me një vit e katër muaj burg në Angli.
I arrestuari është identifikuar si John Hyseni, një emigrant ilegal.
Pas informacioneve të marra se një shtëpi në zonën Lobley Hill të qytetit, po përdorej për të rritur kanabis, policia kreu një kontroll më 2 tetor të këtij viti ku gjetën 140 bimë të shpërndara në tre dhoma, së bashku me pajisjet e rritjes.
Hyseni, mbërriti në Britaninë e Madhe me një gomone dy vjet më parë. Ai pranoi se po kujdesej për fermën e kanabisit.
Ne fermën e kanabisit u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shkruan BBC.
Pas përfundimit të dënimit, Hyseni do të deportohet në Shqipëri.