Edi Rama nga Budapesti: Synojmë integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade! Orban: Europa nuk mund të presë SHBA që ta mbrojë

Nga Budapesti, kryeministri Edi Rama shprehu edhe njëherë sot (7 nentor 2024) synimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, Rama theksoi se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian.  

"Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapë një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade", tha Rama. 

Kreu i qeverisë mori pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Tiranë. Rama tha se mbledhja në vendin tonë do jetë po aq e suksesshme sa edhe në Budapest.

"Do jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm se ky", vijoi Rama. 

Ndërkohë, kryeministri hungarez Orban u shpreh se Europa nuk duhet të presë SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen. 

'Në të ardhmen ramë dakord që duam paqe në Europë. Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim që amerikanët të n mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes", tha Orban. 

Në Budapet po mbahet këto dy ditë takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, forumi i shteteve evropiane ku bëjnë pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa. Liderët pjesëmarrës diskutuan mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, që u pasua nga 4 sesione mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Më herët gjatë ditës Rama u takua me presidenten e PE Roberta Metsola, presidentin Vuçiç dhe me homologë të tjerë të rajonit.

Pranverën e ardhshme Samiti do të zhvillohet në Tiranë, që do të jetë mikpritësja e radhës dhe për këtë arsye pas takimeve të kësaj të enjteje, Kryeministrja Rama dhe homologu hungarez Orban dolën në konferencë për mediat

Rama tha se në forumin e radhës të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë do të merren vendime konkrete për ta rritur bashkëpunimin. Orban tha se për paqen Evropa duhet të punojë vetë, të mos I ketë sytë nga SHBA.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
'Nuk do lejojmë askënd të cënojë kufijtë e Europës', Viktor Orban: Jam i vetmi kryeministër nga 2015 që i kam shpëtuar valëve migratore

 

Kryeministri hungarez Orban në konferencën e përbashkët me Ramën foli edhe për krizën migratore në kufijtë e Europës. Ai theksoi se është i vetmi kryeministër në Europë që i ka shpëtuar valëve migratore që kur ajo nisi në vitin 2015. 

'Sa i takon pjesës 2015 kur nisi kriza migratore, akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. U përpoqëm të mbrojmë veten dhe u quajt krim i madh. Hungaria vendosi një sistem që ishte zgjidhja e vetme për migracionin. Nuk duhet të kishte vetëm një vend që të vendoste për aplikimet. Nuk kam parë askënd që të japë një zgjidhje për situatën përveçse Hungarisë. Rregullat e bëjnë të vështirë sistemin operativ. Dhe u dënuam nga Gjykata Evropiane, por ne po mbrojmë edhe Europën.

Nuk do lejojmë askënd të hyjë. Duhet të jemi të gjithë në revoltë ndaj kësaj sistemi rregullash burokratike. Kur kjo revoltë të përhapet në Europë atëherë do të flasim për pakte. I vetmi kryeministër që mbijetoi nga 2015 prej krizës migratore në Europë jam unë. Sepse duhet të mbrojmë shtëpinë tonë, njerëzit tonë. I propozoj të gjithëve ta lënë këtë xhungël deng rregullash dhe të mbrojmë kufijtë tanë.

Sa i takon marrëdhënieve me SHBA0në. Shumë gjëra nuk kanë ecur. Kemi përjetuar diskriminim në shumë fusha. Na duhet të gjejmë zgjidhje sa më parë. Ka plane ekonomike, me kohën do t’ju informoj cilat janë këto. Sa i takon paqes, nuk jam unë që duhet të prezantoj qëndrimet në një situatë kur nuk është arritur një marrëveshje e plotë.'

Ora 18:29
'Putin, arsye e fortë që zgjoi BE-në', Rama në konferencë me Orban: Mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë do jetë e suksesshme

 

Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e Komunitetit Politik Europian. Në një konferencë me Viktor Orban, kryeministri Rama tha se mbledhja do të jetë e suksesshme po aq sa në Budapest.

"Ka qenë një ditë e veçantë, sepse ky është një krye mjaft i bukur dhe kemi pasur shansin për të shijuar bashkëbisedimet me kryeministrin. Ka qenë veçanërisht shumë speciale ta shohësh të gjithë europën që të mblidhet në këtë vend. Do jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm se ky. Më duhet t’iu them se që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh dhe natyrisht Putin ishte një prej tyre, sepse zgjoi fort BE, por më duhet të them se në këtë forum sëbashku me atë çfarë po ndodh edhe me KE, planin e rritjes dhe integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese siç e theksoi edhe Orban. Ne besojmë dhe falënderuam Macron se besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmin e këtij formati, që është një vizion i vjetër francez, diçka që ishte e destinuar të ishte dobishme. Na duhet të punojmë bashkë me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik që të jetë një lloj sekretariati, për ta bërë punën edhe më të lidhur mes dy forumeve. Strukturimi i tyre më i mirë do ishte më i mirë.

Ora 18:23
Rama nga Budapesti: Shqipëria e ka vendin në BE, synojmë anëtarësimin brenda kësaj dekade

 

Kryeministri Rama mbajti një konferencë për shtyp me homologun Viktor Orban. Pas samitit të Komunitetit Politik Europian, Rama tha nga Budapesti se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shprehet optimist se Shqipëria do anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade.  

"Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapë një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade", tha Rama. 

Ora 18:13
'Europa duhet të marri përgjegjësi për paqen e saj', Viktor Orban në konferencë me Ramën: Nuk duhet të presim amerikanët!

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e përbashkët me Ramën në Budapest në Komunitetin Politik Europian u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen. 

'Në të ardhmen ramë dakord që duam paqe në Europë. Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim që amerikanët të n mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve.

Kemi pasur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetër për emigracionin. Nuk do hyjë në detaje. Sa i takon migracionit them: për një kohë të gjatë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare dhe e fortë kundërshtuese në sistemet tona, të gjithë duan të ndryshojnë. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj kësaj, qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizim.

Duhet të ketë vendime por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane. Në mënyrë që të frenojmë migracionin pastaj bëhen zero. Hungaria, gjithmonë kemi qenë kundër këtij aktivizmi gjyqësor. Nuk mund ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Ashtu siç i thashë dhe presidentit Macron ne duhet ta vazhdojmë këtë platformë dhe ramë dakord në Tiranë, komuniteti do të mikpritet i uroj suksese.'

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dipllomat Armando Mērsēpē Çafai: 08/11/2024 07:25

    O Edi Rama kur Shqipria tē futet nē Evrop do ngelet bosh. Se tē gjith do hikin nē Evrop e Shqipria do ju ngelet ju politikanve plera nga tē dy krahēt.

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/11/2024 19:52

    Ti dhe shoket e tua jeni ne pushtet nga ato shqiptare qe nuk e duan BE-ne pra bandat dhe trafikantet...kurse shqiptaret qe e duan Europen kan ikur me kohe ne BE..madje jane bere shtetas te BE-se

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/11/2024 18:50

    Po mos ishte Amerika... Putina jeni të gjithë ju.

    Përgjigju
  • Realiteti: 07/11/2024 18:49

    Shqiperia do futet ne Europe kur te behet Zaho gjysh. Brenda ksaj "dekade" tallu me popullin ti saliu e gjith tjert. Koha e maskarenjve!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/11/2024 08:48

      Mjer Shqiperia per keta persona pa shtylle qe komentojne kodra mbas bregut .Edi ec prepara se ke shumicen e popullit me vete , qente le te lehin se antishqiptarzmin tregojne

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë