Zbulohet magazinë droge në Korçë, sekuestrohet 195 kg kanabis, 4 në pranga, në kërkim koka e grupit! 3 gra në hetim! VIDEO e hashashit duke u tharë (EMRAT)

KORÇË- Në fshatin Voskop të Korçës policia zbuloi një punishte ku përpunohej hashashi, por ende nuk është zbuluar vendi se ku kultivohej droga.  Tre gra dhe 4 burra u kapën në flagrancë duke punuar për krasitjen, tharjen e paketimin e hashashit. Ndërsa organizatori, ai që për policinë është koka e narkotrafikut është shpallur në kërkim.

Vetëm 30 metra nga rruga që lidh Korçën me Voskopin gjendet magazina ku u sekuestruan mesditën e 24 tetorit, 195 kg kanabis dhe sende te tjera te paligjshme.

Pronar i magazinës është Gentian Guri, banor i këtij fshati, i cili u kap duke tharë bimët narkotike bashkë me Andon Demirshanin, Anesti Burdën dhe Redion Hamitaj. Të katërt akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Vjedhje te energjisë elektrike dhe impulseve telefonike". Ndërsa tre gratë do hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Në kërkim është shpallur 38 vjeçari banues në Voskop, organizatori i aktivitetit kriminal.

Report Tv ishte në magazinën ku u gjet droga, ku angazhoheshin disa punonjëse, tre prej tyre gra nga zona e Elbasanit. Punëtor ishte dhe pronari i magazinës, i cili punonte për llogari të 38-vjecarit që është në kërkim. Ai wshtw Sadriano Duçi. Sipas policisw ai dyshohet tw jetw “koka”.

Duçi i ka marrë magazinën me qera Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit.

Policia tha se pas një hetimi 6 mujor arriti të sekuestrojë 195 kg cannabis sativa, në proces tharjeje dhe disa pajisje që shërbenin për tharje e paketim. Po kështu u sekuestrua një pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.  

“Ajo që ka mbetur pas aksionit “Voskopi” janë furnelat ngrohëse për të tharë kanabisin, por dhe disa doreza që mund të jenë përdorur nga punëtorët.

Droga që përpunohej këtu pritej të ndahej në doza të vogla dhe të shitej me pakicë në 6 bashkisë e qarkut të Korcës”.

Të arrestuarit dhe akuzat
Andon Demirshan, 43 vjeç, banues në Voskop, pronari i magazinës
Akuzat: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike"
Gentian Guri, 43 vjeç, banues në Tiranë,
Akuzat: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".
Anesti Burda, 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec
Akuza: “Moskallëzimi i krimit”  
Redion Hamitaj, 35 vjeç, banues në Cërrik
Akuza: “Moskallëzimi i krimit”
Në kërkim
Sadriano Duçi - 38 vjeç, banues në fshatin Voskop - Dyshohet koka e grupit
Në hetim 3 gra nga Cërriku
Çfarë u sekuestrua në magazinë?
-195 kg kanabis
-1 armë zjarri pistoletë
-një sasi kokaine
-1 leje drejtimi false
-7 celularë
-1 automjet
-1 pasaportë
-3 karta SIM
-një shumë eurosh.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Magazina me drogë në Korçë/ Identifikohet koka e grupit, shpallet në kërkim (EMRI)

Zbulohen detaje të reja nga magazina me drogë e zbuluar në fshatin Voskop të Korçës. Shtetasi i shpallur në kërkim nga policia është Sadriano Duçi.

Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit. Duçi i ka marrë magazinën me qera Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Braho. 

Ora 12:51
Korçë/ Report Tv shkon në magazinën e drogës ku u gjet 195 kg kanabis (VIDEO)

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Braho ka shkuar në Voskop, në magazinën ku u gjetën 195 kg kanabis.

Në një lidhje live ai raportoi se dritaret e magazinës janë të bllokuara me dëngje kashte ose materiale të tjera ku është kryer kjo veprimtari e paligjshme, ndërkohë që specifikojmë se lënda narkotike nuk kultivohej në magazinë, ajo vetëm përpunohej aty.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e siguruara afër magazinës nuk ka banesa, madje autorët e kishin modifikuar si një kasolle që mbante materiale bujqësore dhe rreth saj kishte pemë dhe  produkte bujqësore.

Po ashtu një detaj i rëndësishëm është se droga e gjetur një nga sasitë më të mëdhaja të sekuestruar nga policia do të përdorej për tregun vendas- do të shpërndahej në 6 bashki të qarkut të Korçës.

Më tej gazetari ynë citon se pronari i magazinës përveçse akuzohet për pjesën e përpunimit të lendëve narkotike akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit