Angli-Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 20 muaj burg pasi merrej me kultivimin e bimëve narkotike në Angli.
Arben Kolgjoku, tha se ishte pjesë e kulturës së tij që njerëzit punonin për të shlyer borxhet, gjë që ai e bëri duke u kujdesur për rritjen e paligjshme në një shtëpi në Gateshead pasi i detyrohej 7,000 paund.
Babai i dy fëmijëve i martuar, pa vendbanim të caktuar, Kolgjoku pranoi që merrej me prodhimin e kanabisit.
Sipas vendimit të gjykatës, pas lirimit nga burgu 47-vjeçari do të kthehet menjëherë në Shqipëri.
Policia bastisi një shtëpi trekatëshe në Windmill Way më 17 maj, e cila ishte kthyer në një fermë kanabisi. Ata gjetën 283 bimë me vlerë deri në 105,000 £
Gjatë gjykimit të çështjes, Kolgjoku ka refuzuar të thotë se kujt ia kishte borxhin,raporton BBC.
Ai tha se ishte bir fermerësh, mori një diplomë në biokimi, ka punuar si truprojë në vendin e tij dhe është marrë me bujqësi në Itali, përpara se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
78.7%
-
Të gabuar
16.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 5953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me 586 doza kokaine, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali
11 Shtator, 21:42
-
Greqi/ Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari
11 Shtator, 16:14
-
Greqi/ Kapet sasi e madhe kokaine, kanabisi dhe arsenal armësh, vihet në pranga çifti shqiptar
10 Shtator, 20:48
-
U kapën në ‘shtëpi bari’, dy shqiptarët dënohen me 2 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar
10 Shtator, 18:28
-
Kërkoi të ndërtonte shtëpinë e ëndrrave, Armando Brojës i refuzohet leja nga autoritetet në Londër! Investimi 5 milionë euro
10 Shtator, 17:53
-
Itali/ Përleshje masive mes grupeve rivale të shqiptarëve dhe egjiptianëve, të paktën 7 të plagosur
9 Shtator, 15:02
-
Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me thikë 25-vjeçari shqiptar
8 Shtator, 22:51
-
Greqi/ Shqiptari plagos me thikë bashkatdhetarin dhe e lë në mes të rrugës! 35-vjeçari në gjendje të rëndë
8 Shtator, 18:31
-
Angli/ Bosët shqiptarë në krizë për punëtorë në ‘shtëpi bari’! Metoda e re me përqindje për t’i joshur reklamohet në TikTok
7 Shtator, 19:19
-
EMRAT/ Fermë kanabisi me vlerë 1,6 mln paund dhe trafik klandestinësh nga Franca, dënohen me 25 vite burg 4 shqiptarët në Angli
5 Shtator, 21:03
-
Momenti kur turistet i vjedhin çantën plot me para shqiptarit në Turqi
5 Shtator, 13:17
-
Shkodër/ I gjetën në shtëpi 8 kg kanabis, arrestohet babai, në kërkim i biri adoleshent
3 Shtator, 11:55