Rocco Vata vazhdon të lërë shenjën e tij me fanellën e Watford, duke treguar se po ambientohet mjaft mirë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke shënuar gola nga java në javë.

Watford u mposht 4-1 nga FulhamFA Cup, megjithatë Vata shënoi një supergol. Nga një distancë shumë e largët, Vata lëshon një ‘predhë’, teksa vetëm rrjeta mund ta ndalte atë top.

Ky ishte goli i parë në FA Cup me fanellën e Watford për Vatën, i cili ka shënuar 2 gola e ka dhënë 3 asiste në kampionatin anglez.

Kujtojmë se Rocco është i biri i legjendës dhe ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata.