VLORË- Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Bardhi e Reçi në Rrëshen të Mirditës duket se po merr ende jete edhe pas ‘luftës’ prej afro 29 vitesh. I riu Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hakmarrja mes këtyre dy fiseve, ndërsa policia ka bastisur banesën e familjarëve të Kastriot Reçit në Rrëshen.
4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre Saimir e Martin Reçi, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit. Saimir Reçi u shpëtoi plumbave që Kristian Marku lëshoi drejt tij në një atentat në 2023.
Dinamika e atentatit
I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 14 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, të cilët sipas burimeve, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
Autorët dogjën mjetin tip ‘Golf’ rreth 1 km larg vendit të ngjarjes dhe më pas dyshohet se janë larguar drejt Fierit. Mjeti i autorëve ka qenë me targa të vjedhura, ndërsa brenda tij nuk është gjetur arma e krimit.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.
Marku tentoi të ekzekutojë nipin e Kastriot Reçit
E kaluara kriminale e të riut Marku dhe hasmëria në vendlindje e ka çuar grupin hetimor drejt pistës së vrasjes për hakmarrje. I riu është nipi i Martin Bardhit, i vrarë më 26 shtator 2023, edhe ky dyshohet viktimë e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve. Po në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë.
Asokohe ndaj tij u ngritën dy vepra penale, “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Por, policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
6 muaj më pas, Kristian Markut i vrasin xhaxhanë në një atentat në Rrëshen. Ai u ekzekutua më 26 shtator 2023, sapo doli nga burgu, në lokalin e tij. Në tavolinë me të, u plagosën Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini.
Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e 30 vjeçarit të vrarë dje në Novoselë të Vlorës.
Tre persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të Kristjan Markut i njohur si Kristjan Bardhi.
Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu do të përcillet për në banesën e fundit nesër.
Foto: Vendi ku ndodhi vrasja e Kristian Markut
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se mes të shoqëruarve për vrasjen e Kristian Markut janë Martin dhe Saimir Reçi,
Në mars 2023 Kristian Marku qëlloi me armë drejt makinës së blinduar të Saimir Reçit.
Ata janë marrë në pyetje, informon gazetari Sokol Dema.
Shqiptarja.com sjell detaje të reja për atentatin në autostradën Fier-Vlorë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku. Burime për gazetarin Armand Xhelili bëjnë me dije se autorët dyshohen se i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Atentatorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip Volksëagen Passat që udhëtonte Kristjan Marku. Pasi janë afruar në karrocën e djathtë (krahu i pasagjerit), ata kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Ndërkohë, ai ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua. Gjatë rrugës, makina është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.
Ndërkohë, 30-vjeçari kishte humbur jetën nga plagët e marra. Policia ka mbërritur së bashku me ambulancën, por kjo e fundit është larguar sërish pasi 30-vjeçari kishte humbur jetën.
Jo më shumë se 1 km nga vendngjarja është njoftuar se po digjej një makinë. Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët, të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.
Gjithashtu, janë marrë në pyetje të afërm të 30-vjeçarit në Rrëshen, si dhe një person i dyshuar. Nuk dihet ende pse Kristjan Marku po vinte në Vlorë.
Kastriot Reçi vrarë më 7 janar 2020
Në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua Kristjan Marku (Bardhi), vëmendja e policisë është përqendruar në Rrëshen. Sipas burimeve, blutë kanë zbardhur gjatë natës dhe në banesën e familjes Reci, ku janë ushtruar kontrolle dhe shoqëruar katër anëtarë të këtij fisi. Ata janë marrë në pyetje në lidhje me krimin, por kanë mohuar të kenë dijeni dhe lidhje me ekzekutimin e 30-vjeçarit.
Shqiptarja.com sjell detaje të reja nga atentati ndaj Kristian Markut. 30-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës, kur autorët që dyshohet se ishin 3, e kanë zënë në pritë në mbikalimin e Novoselës. Sapo është futur aty, autorët me makinë e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar me armë.
3 plumba e kanë kapur në trup të riun, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Mjeti i djegur që përdorën autorët është gjetur, por në të nuk ishte arma e krimit.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 4 persona nga Rrësheni, të cilët janë marrë në pyetje mbi atentatin ndaj 30-vjeçarit.
Mir thua ti Nani po ste len keta zancinjt qe duan lek! Dmth keta me lek qe e kthyhen profesion te vrasin per lek. Ne ate zone po behet nami dhe shteti ha bare. Nuk esh hera e pare qe i ikin aty shtetit dhe se zbulon dot! Raste te perseritura dhe shum raste qe makinat digjen andej. Turp shteti i dobet shum. Skan ardhe na Rresheni o milet jan aty dhe shteti i di dhe ska ca u ben. Mblidhini se late nam
Përgjigjubeni paqe,,,mjaft vrate njeri -tjetrin...askush nuk fiton nga vrasjet....as familja ,,as shteti....jemi komb i vogel,,
PërgjigjuPlotesisht dakord, beni paqe!