Angli/ Verbohet 17-vjeçari, hante vetëm patate të skuqura prej 10 vitesh

Angli/ Verbohet 17-vjeçari, hante vetëm patate të skuqura prej 10 vitesh

Foto ilustruese

ANGLI- Kequshqyerja është një ndër problemet më serioze të ditëve të sotme. Ushqimet e shpejta të pashëndetëshme kanë sjellë probleme shëndetësore për adoleshëntët apo fëmijët. BBC shkruan se ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e kësaj lloj ushqyerje pasi një adoleshent humbi shikimin pasi hante  vetëm patate të skuqura dhe patatina.

Mjekët në Bristol që ishin përkujdesur për 17-vjeçarin thanë se shikimi i tij erdhi duke u përkeqësuar deri në verbëri.

Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, bukë të bardhë, si dhe ndonjëherë ndonjë fetë proshutë ose sallam.

Testet zbuluan se ai kishte mangësi të mëdha vitaminash dhe dëmtime serioze në organizëm si pasojë e kequshqyerjes.

E kuptuam që diçka nuk shkonte kur e pamë të kthehej nga shkolla me ushqimin të paprekur. Unë i vendosja gjithmonë fruta me vete, por ai nuk i fuste në gojë dhe gjithmonë ishte shumë i dobët”, ka treguar e ëma e djalit për BBC.

Një studim i 19 vendeve evropiane nga Universiteti i San Paulo vitin e kaluar zbuloi se familjet në Mbretërinë e Bashkuar blejnë më shumë ushqime të shpejta se çdo vernd tjetër në Evropë, duke arritur në 50.7 përqind të dietës së tyre me këto ushqime të pashëndetëshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet