Saimir Llani, emigranti shqiptarë, i cili qëndronte prej rreth një muaj ilegalisht në Britaninë e Madhe është dënuar nga gjykata angleze me dy vite burg. Llani akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike të lloit Kanabis Sativa.
27-vjeçari, i cili kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht në Angli u kap në flagrancë nga policia teksa kultivonte 200 rrënjë kanabis me një vlerë prej 4 mijë paund në qytetin Telford.
Shqiptari pretendoi para gjykatës se drogën e kultivoi për ti ardhur në ndihmë vëllait, pasi ai vuante nga zemra. Në gjykatë ai tha se të gjithë shumën e parave që do të fitonte nga lënda narkotike do ti përdorte për operacionin që vëlli i tij do të kryente në zemër.
Pasi dëgjoi pretendimet e të riut shqiptar, Gjykata vendosi dënimin e tij me 2 vite burg.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com