Anglia e Brazili s'dinë të shënojnë
Spanja e Rusia lumë golash

Anglia e Brazili s'dinë të shënojnë<br />Spanja e Rusia lumë golash<br>
Mbrëmjen e së martës janë zhvilluar një numër i madh miqësoresh, në sy bien miqësoret e luksit që mbyllin ndeshjet e kombëtareve për vitin 2017.

Ndër ndeshjet me pritshmërinë më të lartë ishtë miqësorja mes Anglisë dhe Brazilit por që një mënyrë i ka zhgënjyer tifozët duke mos paraqitur formën e duhur dhe pa spektakël në fushën e lojës.
Kjo miqësore u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, duke mos iu dhënë tifozëve kënaqësinë e festimit të një goli.

Krejt e kundërta ka ndodhur më miqësoren mes Spanjës dhe Rusisë, ku Spanja nuk arriti të fitonte por argëtuan më së miri tifozët e tyre në shakllët e stadiumit dhe ato që e ndoqën nga televizori.
Tre herë kaloi në avantazh Spanja por u barazua në të gjitha rastet nga ekipi rus, 3-3 u mbyll ndeshja, duke dhuruar 6 gola në një ndeshje.

Miqësore luksi ishte edhe ajo mes Gjermanisë e Francës që po ashtu u mbyll në barazim.
Franca arriti dy herë të kalojë në avantazh me Lacazette por Gjermania arriti të barazojë në minutën e fundit me Lars Stindl.

Në ndeshje të tjera bie në sy përmbysja që Nigeria i bëri Argjentinës, nga 2-0 në 2-4.

Ndërkohë Belgjika mundi 1-0 Japoninë, Rumani 0-3 Hollandë, Portugali 1-1 SHBA.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët