Anglia e ka nisur Botërorin frikshëm, pasi me fitoren tenistike 6-2 kundër Iranit ‘tre luanët’ kanë trembur çdo pretendent për fitimin e kompeticionit. Goli i parë në stadiumin olimpik të Khalifa-s në Doha erdhi që në minutën e 35 nga talenti Bellingham. Gjithsesi pjesa e parë e parë do mbyllej me rezultatin 3-0, pasi fillimisht Saka dhe më pas Stërling gjetën rrugën e rrjetës.
Në pjesën e dytë sërish Saka realizoi golin e katërt për kombëtaren e tij para se Taremi të shënonte golin e parë për Iranin. Më tej pati rrugën e rrjetës e gjeti edhe Rashford pas 49 sekondash lojë si zëvendësues. I fundit që realizoi për të besuarit e Southagate ishte Jack Grealish, ndërsa shifrat përfundimtare të sfidës i vulosi Taremi me penallti.
Për t’u evidentuar në këtë sfidë ishte edhe momenti i himneve, pasi disa futbollistë të Iranit refuzuan ta këndonin për shkak të regjimit në vendin e tyre.
Protestat në Iran duket se kanë bërë ndikuar dhe janë reflektuar edhe në fushën e lojës në botërorin e Katarit. Një gjest që mund t’i sjellë pasoja të rënda ishte ai i sotmi i lojtarëve të kombëtares iraniane të futbollit të cilët në sfidën me Anglinë kanë vendosur që të ‘heshtin’ gjatë momentit të këndimit të himnit. Vetëm trajneri i tyre duket se ‘shqipton’ fjalët e himnit.
Lojtarëve të Iranit iu bashkuan në protestë edhe shumë tifozë iranianë të cilët në stadium shpalosnin parulla kundër regjimit apo shiheshin tifoze pa shami në mbështetje të kësaj skuadre.